Turqia ka shpallur luftë tatimore për mallrat e lira nga jashtë
Turqia ka vendosur të rrisë ndjeshëm taksat për mallrat e blera jashtë vendit. Kufiri pa taksa për mallrat e blera jashtë vendit është ulur nga 150 në 30 euro (1098.87 TL). Kështu thuhet në një dekret të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, të botuar në “Gazetën e Shtetit” turke (Gazeta Resmi). Dispozita hyn në fuqi më 21 gusht, raporton TGRT Haber. Taksa për mallrat që vijnë nga BE rritet nga 18% në 30%, dhe për ato nga vendet e tjera - nga 30% në 60%. Gjithashtu, duhet pasur kujdes që produkti i blerë të mos kalojë 30 kg. Nëse produkti kalon 30 kg, i nënshtrohet një takse shtesë prej 48%. “Ata që blejnë në faqet online si Temu dhe Amazon nuk do të jenë më në gjendje të mbushin shportat e tyre si më parë!”. "Për shkak të rritjes së shpejtë të këtyre importeve, prodhuesit, shitësit dhe dhomat e tregtisë janë ankuar për humbje të shitjeve, prodhimit dhe punësimit," vuri në dukje si një argument për vendimin Ministria e Tregtisë e Turqisë.
Rumania po kërkon mënyra për të vonuar mbylljen e centraleve të qymyrit
Rumania po kërkon argumente teknike për të shtyrë afatin e rënë dakord me Komisionin Evropian për mbylljen e impianteve të qymyrit, raporton “Radio Romania International”. Sipas ministrit të energjisë Sebastian Burduja, vendit i duhet më shumë kohë për të kaluar në energji nga gazi, pasi aktualisht 15% e prodhimit të energjisë në Rumani bazohet në qymyr. "Para se t'i mbyllim kapacitetet e qymyrit, duhet t'i zëvendësojmë me ato të gazit. Fatkeqësisht, këto investime nuk po zhvillohen me ritmin që do të donim", theksoi Burduja në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për zhvillimin e një ndërlidhjeje të gazit natyror. midis Rumanisë dhe Serbisë (pjesë e projektit të lidhjes së gazit BRUA - Bullgari-Rumani-Hungari-Austri).
Operatori i kompleksit të madh energjetik "Oltenia" (Complexul Energetic Oltenia) planifikon të zëvendësojë termocentralet me qymyr me ato me gaz në Isalnica dhe Turceni deri në vitin 2026. Zyrtarisht, Rumania duhet të ndalojë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2032 thuhet në faqen , 3e - news.
Bumi rus i ndërtimit në Qipron Veriore pas luftës në Ukrainë
Qiproja Veriore po bëhet një destinacion tërheqës për kapitalin rus, veçanërisht pas vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, të cilës pjesa turke e shtetit ishull nuk iu bashkua, shkruan faqja bullgare e Deutsche Welle. Po investohet në pasuri të paluajtshme. Shtëpitë e pushimit po rriten si kërpudha në qytetet bregdetare të Republikës së panjohur zyrtarisht Turke të Qipros Veriore. "Ndërtimi është intensiv sepse kërkesa është e lartë," vëren kazaku Olxhaz Abdulhadov, përgjegjës për tregun rus në një agjenci të pasurive të patundshme luksoze. Sipas tij, çmimet janë ende relativisht të moderuara dhe tërheqëse për përfaqësuesit e shtresës së mesme, veçanërisht nga vendet, qytetarët e të cilëve nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza në Evropë. Megjithatë, që nga maji, në Qipron Veriore janë në fuqi rregulla të reja për blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt. Emri i pronarit duhet të dihet dhe pronësia është e kufizuar deri në një banesë. Autoritetet lokale janë të shqetësuara se për shkak të kërkesës së lartë çmimet e banesave do të rriten në sfondin e pagave të ulëta vendase.
Greqia hap 18 fare për turistët më 18 gusht
Turistët do të mund të vizitojnë 18 fare në Greqi, të cilat hapin dyert e tyre gjerësisht për 18 gushtin – Ditën Botërore të Fareve, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Detare të vendit. Vizitorët do të jenë në gjendje të mësojnë për rolin e fareve në sigurinë e lundrimit dhe rëndësinë e tyre si pjesë e trashëgimisë kulturore. Fenerët do të jenë të hapur për vizita nga ora 10.00 deri në orën 14.00 dhe nga ora 17.00 deri në orën 20.00, disa prej tyre me hyrje edhe në kullë, disa të tjerë pa akses. Faret janë të vendosura në Selanik, Santorini, Fthiotida, Kithira, Skopelos, Zakinthos, Githio, Loutraki, Limnos, Paros, Aleksandroupolis, Lakonia, Halkida, Evia, Lefkada, Ilia, Patras dhe Nafpaktos.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: hurriyet.com.tr, bankwatch.org, telegraph.co.uk, greekcitytimes.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian...
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..