Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse.
"Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit kanë nevojë për një kauzë të përbashkët njerëzore, duke shkrirë barrierat e ftohtësisë dhe ndarjes. Le t'i japim një shans Shpresës, e cila gjen rrugën e saj në brezat e ardhshëm!" - shpjegon Kënço Kënev.
Kënço Kënev dhe kolegu i tij Valeri Llazarov u takuan për herë të parë në vitin 1973, kur aplikuan në klasën e gdhendjes së drurit në shkollën e atëhershme teknike, tani Shkolla e Mesme Profesionale e Zdrukthëtarisë dhe Arkitekturës së Brendshme "Josif Vondrak" në Ruse. Në dy vitet e fundit, të dy organizuan disa ekspozita të përbashkëta, raporton BTA.
"E ndjemë se do të ishte emocionuese me Çoi Xhi Yn të kombinonim pikëpamjet tona të përbashkëta për gjithçka që na emocionon“, thuhet në ftesën e Kënço Kënevit për ekspozitën. Ai saktëson se Çoi Xhi Yn është 33 vjeç. Ajo ka lindur në Seul të Koresë së Jugut dhe i pëlqen të vizatojë ndërsa udhëton nëpër botë. Së fundmi asaj i ka lënë mjaft përshtypje skena e artit bashkëkohor në Bullgari
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNë ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..