Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita mbulon periudha të ndryshme të historisë detare të njerëzimit dhe gjurmon praktikat rituale dhe besëtytnitë më interesante. Dashamirët e detit dhe sekreteve të tij të thella mund të shohin certifikatat origjinale të lindjes në bordin e një anijeje dhe të një martese të lidhur në det, si dhe qafat e shisheve ceremoniale të shampanjës të thyera gjatë lëshimit dhe pagëzimit të anijeve bullgare.
Një vend i veçantë i kushtohet besimeve dhe legjendave të detit, duke përfshirë atë që zogjtë e detit nuk duhen vrarë sepse ata banohen nga shpirtrat e marinarëve të vdekur.
“Një nga faktet e panjohura për historinë detare vendase është prania e piratëve në bregun verior të Detit të Zi që nga kohërat e lashta. Aq më pak dihet se edhe banorët e bregdetit merreshin me pirateri”, thotë Mariana Krësteva, drejtoreshë e Muzeut.
Foto: Bashkia e qytetit Varna, BGNES, Radio Varna/Valeri VelikovNjë festival që feston feminitetin në të gjitha nuancat e tij do të zhvillohet nga sot, 1 gusht, deri të dielën, 3 gusht, në fshatin Vetren në rajonin e Silistrës. Emrin “Gruaja e Mrekullueshme” festivali e mori nga këngëtarja, violinistja dhe aktorja..
Festivali i dritave LUNAR po zhvendoset në bregun jugor të Detit të Zi për herë të parë. Nga 1 deri më 4 gusht, “Deti i Dritave” do të transformojë jo vetëm mjedisin urban, por edhe monumentet natyrore magjepsëse të vendosura përgjatë bregdetit përmes..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës mbi rajonet veriperëndimore dhe ekstreme lindore do të jetë kryesisht me diell. Mbi pjesën tjetër të vendit, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në..
Zjarrfikësit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë fshatin Plloski në rajonin e Sandanskit nga zjarri i madh që ka pushtuar pjesën perëndimore të..
Kompania serbe e naftës dhe gazit, “Naftna industrija Srbije” (NIS), njoftoi se bordi i drejtorëve të saj ka miratuar shitjen e degës së saj tërësisht në..
Aktiviteti i faqeve të internetit që lidhen me Rusinë është rritur dymbëdhjetëfish, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në..