Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art.
Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të bënte këngë solo. Në të parën, që mban titullin e jashtëzakonshëm “Kërcas dhëmbët”, ka gjithçka që emocionon një adoleshent. Pasojnë shumë këngë prej autori për të arritur në "Dashuria është si", të cilën Milena e shkroi ndërsa jetonte dhe punonte në Tajlandë. Mirëpo, ajo u kthye në Bullgari, sepse këtu është më e rëndësishmja për të - familja, prejardhja, rrënjët, kultura, folklori, vlerat... Pasi punoi me producentë të ndryshëm, ajo arriti në përfundimin se më së miri është të prodhonte muzikën e saj. Kështu realizoi këngën "Dashuria është si".
Muzikantët e dyshes suedeze të producentëve Doppe & Kokke bëjnë muzikë së bashku që kur ishin fëmijë. Rastësisht në internet e zbuluan këngën "Dashuria është si" dhe e pëlqyen shumë. Ata kontaktuan Milena Canova me një propozim për të bërë një version alternativ i këngës.
Edhe pse në versionin e ri Milena këndon sërish në bullgarisht, ata vendosën ta përkthenin titullin në anglisht - "Love Is Like" për ta dalluar nga origjinali. Kështu ruhet mesazhi, për të cilin Milena thotë:
"Dashuria është si kjo, të bësh gjërat që i do pa penguar të tjerët dhe të ndihmosh të gjithë rreth teje, dhe mbi të gjitha veten. Kjo është dashuria - të kesh mbështetje dhe të mbështetësh. Dhe të duash veten në mënyrë që të duash gjithçka tjetër rreth teje. Përndryshe nuk do të ndodhë, thjesht nuk do të ndodhë!”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë..