Të garantohet ndërprerja e shkeljes së rëndë të vlerave dhe lirive demokratike evropiane, në formën e shkeljes së të drejtave themelore të Kishës Ortodokse të Ukrainës, si dhe shfuqizimi i ligjit që e ndalon atë. Të tilla ishin thirrjet kryesore drejtuar Ambasadës së Ukrainës në Bullgari nga pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare në mbështetje të Ortodoksisë në Ukrainë, Kosovë dhe Gaza.
Përfaqësues të Forumit Ndërkombëtar të Grave Ortodokse dhe Qendrës për Studime Gjeostrategjike në Serbi përgatitën një dokument zyrtar me konkluzionet e forumit dhe e depozituan në Ambasadën e Ukrainës. Ndër hapat e deklaruar për t'i dhënë fund agresionit kundër Kishës Ortodokse të Ukrainës, priftërinjve dhe famullisë së saj ishin kërkesat për t'i dhënë fund praktikës së përdhosjes së tempujve të kishës kanonike në Ukrainë dhe për heqjen e akuzave të rreme kundër peshkopëve dhe priftërinjve të saj dhe ndalimin e tyre të paligjshëm.
Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare kërkuan gjithashtu ndalimin e shkatërrimit të ikonave dhe enëve të kishës, nën pretekstin e lidhjeve shpirtërore me kishën ruse, si dhe ndalimin e granatimit dhe shkatërrimit të kishave.
U prezantuan edhe dëshmi për veprimtarinë e manastireve dhe famullive të Kishës Ortodokse Ukrainase, ku janë strehuar mbi 50 000 refugjatë, të cilëve Kisha u ofron strehim dhe kujdes, duke përfshirë dhe kujdesin mjekësor.Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..