Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin vit radhazi, “Çmimet e Detit të Zi” do të prezantojnë shembujt më të suksesshëm të zhvillimit të rajonit tonë detar, bëjnë të ditur në një njoftim për shtyp organizatorët e forumit Global Media dhe VIP COMMUNICATION, të cilët janë pjesë e platformës së bashkëpunimit ndërkombëtar - Global Leaders. Pritësi i forumit në Primorsko raporton një rritje rekord prej 30% të turistëve në sezonin aktual.
Krahas natyrës së bukur dhe trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike, këtë vit turistët në Bashkinë e Primorskos patën mundësinë të shijojnë një program të pasur kulturor dhe të larmishëm të "Prim fest", i cili ndikoi si në imazhin e resortit, ashtu edhe tek banorët dhe tregtarët vendas. Rrugët kryesore, shtigjet drejt plazheve, shëtitoret, parqet janë të rinovuara. Pamja e objekteve të përkohshme tregtare po ndryshon gjithashtu. Është planifikuar ndërtimi i objekteve infrastrukturore, të cilat pritet të përmirësojnë mjedisin në qytetin e Detit të Zi. Përveç kësaj, tre bashkitë e Detit të Zi - Primorsko, Sozopoll dhe Carevo po shqyrtojnë ndërtimin e një rruge me katër korsi, zgjerimin e kalimit kufitar Mallko Tërnovo, si dhe zhvillimin e turizmit ekologjik dhe kulturor në rajon, fluturime gjatë gjithë vitit drejt destinacioneve kryesore nga dhe në Aeroportin e Burgasit. Po shqyrtohet gjithashtu edhe zhvillimi i transportit detar për një lidhje dhe promovim më të mirë të destinacioneve të Detit të Zi.
Bashkia e Primorskos merr pjesë çdo vit në ekspozitat turistike të njohura, si në Bullgari ashtu edhe jashtë saj. Tregjet tradicionale turistike, përveç atij bullgar, janë ato çeke, polake dhe sllovake. Qyteti reklamohet gjithashtu në tregjet spanjolle, skandinave dhe të tjera.
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është..