Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare nga 19 vende. Juria do të zgjedhë më të denjët prej tyre. Megjithatë, publiku mund të bëjë zgjedhjen e tij edhe duke votuar online për çmimin "Bullgarja e preferuar e audiencës" në konkursin vjetor të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit KËTU. Votimi përfundon më datë 02.10.2024 në orën 15:00.
“Ne duam që njerëzit të shohin se sa shumë janë gratë bullgare, të cilat e duan atdheun e tyre, të cilat sakrifikojnë kohën e tyre që mund t'u jepnin familjeve të tyre, për të ruajtur gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare.
Secila nga këto 24 bullgare tashmë është shpërblyer vetëm për faktin se është nominuar. Kjo do të thotë se puna e saj tashmë është vënë re dhe ne duam që e gjithë shoqëria t'i mësojë emrat e tyre dhe të zgjedhë njërën prej tyre e cila ta marrë çmimin e publikut bullgar", - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Bullgare për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna Manxhukova.Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..