Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e portretit, natyrës së vdekur, peizazhit dhe kompozimit (figurativ dhe abstrakt).
“Deçko Uzunov (1899-1986) është një nga ata zogj të rrallë në artin bullgar, i cili gjithmonë arrin të jetë në krye në të njëjtën kohë dhe të mos jetë kurrë i kritikuar apo i turpëruar”, shkruan Javor Siderov në faqen “Sheshi Sllavejkov” për mjeshtrin bullgar të furçës që krijonte me sukses në të gjitha regjimet politike në Bullgari. Përveç në vendin tonë, ai kishte ekspozita personale edhe në Beograd, Bukuresht, Budapest, Moskë, Paris, Bazel, Mënik, Kuvajt, Pekin.
Lexoni më shumë:
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...