Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 shtatorin

E hënë me diell, e përshtatshme për shëtitje në mal

Foto: Desisllava Semkovska

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Paradite do të krijohen vranësira të ulëta, ose mjegull vende-vende nëpër lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga 4°-5°, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore deri në 15°-17° në Detin e Zi, në Sofje - rreth 5°. Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23° dhe 28°, në Sofje rreth 24°.

Në zonat malore do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të vogla. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 19°, në 2000 metra – rreth 11°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 23°-26°. Temperatura e ujit të detit është 22°-23°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mira Koseva

Një nxënëse bullgare e klasës së gjashtë u bë kampione bote në anglisht

Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics 2024”. Ajo zuri vendin e parë në nivelin A1 dhe fitoi çmimin më të lartë për Bullgarinë, njoftoi..

botuar më 24-10-19 8.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2°..

botuar më 24-10-18 7.35.MD
Rosen Karadimov

Dy herë më shumë specialistë të IT-së certifikojnë pajisjet e votimit me makinë për zgjedhjet

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u parqitën 259 sinjale për blerje votash për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. U iniciuan 70 procedura paraprake, 36 persona u arrestuan, njoftoi në një konferencë ministri i punëve të brendshme..

botuar më 24-10-18 3.42.MD