"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta dhe zhvillohet çdo të shtunë nga ora 10:00, duke filluar nga Mauzoleumi - varr i Princit Aleksandër I Batenberg dhe duke përfunduar në Muzeun Historik Rajonal - Sofje, njofton faqja bgtourism.
Një guid turistik i licencuar në bullgarisht prezanton para turistëve të gjitha vendet kryesore dhe pamjet me vlera historike dhe kulturore në Sofje. Lokacionet përfshijnë Shtëpinë e Jabllanskit, Monumentin e Pilotëve dhe Parashutistëve Bullgarë, rrugën më të shkurtër në qytet, Kullën e Verdhë Tetëkëndëshe të vitit 1920 dhe shumë të tjera.
Ata që dëshirojnë të eksplorojnë bukurinë e qytetit duhet të regjistrohen paraprakisht për të marrë pjesë në turne. Kjo mund të bëhet në qendrat informative turistike - në nënkalimin e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe në Kopshtin e Qytetit, si dhe online - përmes formularit të regjistrimit të disponueshëm në faqen e internetit www.visitsofia.bg.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: visitsofia.bg, BNR
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..