Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hap shkolla e parë bullgare e së dielës në Trebisht

Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe kulturën bullgare. Qendra e re arsimore është themeluar nga Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Prosveta” me kryetare Prof. As. Dr. Lindita Durmishi.


Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, zonja Festime Mjeshtri, profesorë nga Universiteti i Bllagoevgradit, anëtarë të Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Boris Manov, bashkatdhetarë dhe fëmijë nga zona e Gollobordës.
Hapja e shkollës u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit dhe të ftuarit u pritën nga vajza të reja të veshura me kostume popullore bullgare. Nën tingujt e muzikës dhe valleve të bukura popullore, fëmijët e gezuar zunë vendet e tyre nëpër bankat e klasës.

Kjo shkollë e së dielës paraqet një iniciativë të rëndësishme për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës bullgare në rajon dhe ofron mundësi që fëmijët të njihen me shkrimin, historinë, traditat dhe vlerat bullgare. Ky është padyshim një hap i madh drejt një të ardhmeje më të mirë për bullgarët në rajonin e Gollobordës, theksojnë nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit.

Lexoni më tepër:
Përpiloi: Kostandina Bello

Foto: Facebook / Shoqata Arsim Kulturë Prosveta 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD