Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon festivali ndërkombëtar kinematografik “Cinelibri”

Foto: CineLibri

Me një ceremoni në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, hapet sot edicioni i dhjetë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë “Cinelibri”. Motoja e ngjarjes së këtij viti është “Poezia e pafund”. Forumi do të hapet me filmin e ri të Paolo Sorrentino, një prej korifeve të kinemasë bashkëkohore italiane, "Partenope", një traktat i përsosur për magjinë e kinematografisë. Midis 10 tetorit dhe 3 nëntorit, Sofja, Plovdiv, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Stara Zagora do të zhyten në kryeveprat më të fundit kinematografike të frymëzuara nga bota e gjerë e letërsisë. Do të ketë edhe takime me të ftuar specialë - artistë bullgarë dhe të huaj nga të gjithë sektorët e industrisë së filmit.

Kryetare e jurisë ndërkombëtare do të jetë aktorja Maria Bakallova. Mes të ftuarve specialë është edhe shkrimtari, skenaristi dhe autori i dramave skoceze me famë botërore Irvine Welsh dhe animatori, regjisori dhe grafiku bullgar Teodor Ushev. Në kuadër të “Cinelibri” më 13 tetor do të festohet 60-vjetori i premierës së filmit “Zorba greku” me të paharruarin Anthony Quinn në rolin kryesor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët preferojnë botën demokratike

Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup International Balkan mbi qëndrimet ndaj dy organizatave. Për BNR Përvan Simeonov, drejtor i agjencisë,..

botuar më 24-10-05 12.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD