Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit ngjarja filloi më 7 tetor me një punëtori argëtuese "Fantazitë e ngjyrshme të kungujve".
Festimet do të mbyllen në Ditën e Petkos - 14 tetor, kur Sevlievo do të festojë Ditën e Qytetit. Ky është edicioni i 102-të iaktivitetit, i cili organizohet çdo vit nga Bashkia e Sevlievos.
Punëtoritë e kuzhinës, demonstrimet sportive, festivali udhëtues "Rruga", vallëzimi tradicional në kohën e kungujve dhe mbledhja e interpretuesve nga klubet e valleve popullore bullgare – e gjithë kjo është vetëm një pjesë e vogël e programit të pasur.
Të dielën, më 13 tetor, në skenën kryesore të sheshit Svoboda do të ketë lojëra argëtuese për të rinj e të rritur, punëtori, muzikë, vallëzime, çmime dhe surpriza.
Festivali i kungujve në Sevlievo është kulmi i panairit tradicional të vjeshtës në qytet, i cili ka një histori të gjatë - u mbajt për herë të parë në vitin 1922 dhe ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë së rajonit të Sevlievos.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: Facebook /Sevlievo - Kryeqyteti i Kungullës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..