Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të mbijetosh vështirë, apo si të plakesh me dinjitet me një pension bullgar

Foto: BGNES

Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë vendit dhe aktualisht jeton dhe punon në Francë... Së fundmi u botua libri i tij “Pleqërimi”, i cili kërkon pikët e përbashkëta të kësaj çështjeje psikobiosociale bazuar në më shumë se 500 studime dhe monografi të huaja. Sipas autorit, ajo që është thelbësore për njerëzit e moshës së tretë në mbarë botën është gjendja e tyre ekonomike.

Dr. Vlladimir Simov

“Në sfondin e situatës aktuale në Bullgari, mund të them se pensionisti bullgar jo vetëm që nuk mund të plaket siç duhet pas kaq shumë vitesh punë të palodhur për të mirën e të gjithëve, por se po plaket në mënyrë poshtëruese. Dhe mua më dhemb shumë! - thotë dr. Vlladimir Simov. Numri i njerëzve në moshën e tretë në mbarë botën po rritet për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe piramida demografike po përmbyset. Deri në vitin 2050, numri i njerëzve nën 18 vjeç dhe i atyre mbi 65 vjeç do të barazohet dhe ne do të gjendemi në një situatë shumë të vështirë. Dhe pastaj çfarë do të bëjmë me këta të moshuar, si për shembull ata në Bullgari, të cilët nuk mund të përballojnë gjërat elementare - ushqim, ngrohje, ilaçe, etj.? Poshohim që ilaçet janë shumë të shtrenjta në vendin tonë. Fondi Shëndetësor mbulon një pjesë të këtyre shpenzimeve, por në spitale ka një pagesë shtesë. Dhe shpesh, të moshuarve u mohohet trajtimi në heshtje, thjesht sepse janë shumë të moshuar”, thotë doktor Simov.


Sipas studimeve të ndryshme, bullgarët kanë pensionet më të ulëta jo vetëm në BE, por edhe në të gjithë Evropën. Vetëm pensionistët shqiptarë janë më të varfër se tanët. Pensioni mesatar mujor për stazh pune dhe moshë në vendin tonë për vitin 2024 është rreth 500 euro. Pensionisti tipik bullgar jeton në varfëri. “Mbetet në shtëpi, kujdeset për nipërit, ndihmon dhe nuk udhëton”, thotë doktor Vlladimir Simov dhe shton:

"Bullgari nuk është një person me depresion. Ai adaptohet, mendon se si mund të marrë më shumë me më pak mjete. Ka një vitalitet në të, ai mbijeton. Në Bullgari formalisht ka programe për të moshuarit, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera. Sigurisht që po përdoren para evropiane, por në praktikë nuk ka asgjë "në terren". Kjo është e vërteta! Dhe këta njerëz ndihen të braktisur nga politikanët. Ata po kërkojnë vendin e tyre në shoqëri, duke u organizuar për ta bërë jetën e tyre më të plotvlefshme”.


Por cilësia e plakjes nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Kjo varet edhe nga ekuilibri ynë emocional dhe shëndeti i mirë fizik, thotë psikiatri. Në vend të parë ai rekomandon aktivitetin fizik, ose ecjen njëorëshe të paktën 4-5 ditë në javë, d.m.th. shpenzimin e rreth 3000 kalorive në javë. “Është vërtetuar se kjo mund të na e zgjasë jetën për rreth 10 vjet”, thotë doktor Vlladimir Simov dhe shton:


"Njerëzit duhet të kërkojnë hobi të ndryshme dhe mundësisht kolektive - të takohen, të mblidhen. Sepse ndërprerja e kontakteve sociale çon në rënie kognitive. Një person bëhet i izoluar, në depresion dhe kjo ndikon në funksionet e trurit të tij. Fillojnë probleme me kujtesën, me përqendrimin. Përveç kësaj, ata duhet t'i kushtojnë vëmendje të ushqyerit. Në Bullgari të moshuarit vazhdojnë të hanë më shumë yndyrë, ata kanë probleme me deficitin e vitaminave, me numërimin e gjakut" – vë në dukje gjithashtu dr. Vlladimir Simov.

Lexoni më tepër:

Foto: BGNES, arkiv personal

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD