Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Foto: wwf.bg

Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran, Nikolla, Misho dhe Aneta, të cilët prapë vrapojnë nëpër masivet malore të Bullgarisë. Në një apel, organizata ekologjike thekson se në një sërë veprimesh të koordinuara për tre vjet, falë mbështetjes së përkushtuar të partnerëve të interesuar, ekspertët e WWF shpëtuan arinjtë nga vdekja e sigurt.

Organizata për mbrojtjen e natyrës vëren se arinjtë në vendin tonë janë një specie e mbrojtur dhe janë të përfshirë në Librin e Kuq të Bullgarisë. Ata janë të rrezikuar dhe gjuetia dhe vrasja e tyre është vepër penale. Megjithatë, çdo vit afro 100 arinj bëhen viktima të gjuetisë pa leje, prandaj aspirata e WWF është që t'i ndihmojë në mbrojtjen e tyre me iniciativa të ndryshme.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..

botuar më 25-04-09 12.23.MD

Tema e integrimit të romëve vazhdon të jetë në rendin e ditës në Bullgari

8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..

botuar më 25-04-08 1.30.MD

Janë publikuar rregullat për pranimin e studentëve kandidatë nga diaspora

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..

botuar më 25-04-07 7.55.MD