Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov, themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë udhëtimit katërorësh, Plaku i Krishtlindjeve dhe Borëbardha do të kënaqin pasagjerët me dhurata.
Itinerari përfshin një orë qëndrim në stacionin e Dobrinishtes, ku do të organizohet një program i veçantë festiv.

Për Kristijan Vaklinov, udhëtimi me rastin e Krishtlindjeve është një nga nismat më të këndshme të shoqatës. "Jo vetëm për shkak të frymës së Krishtlindjes, por edhe për shkak të fëmijëve, të cilët me praninë e tyre mbushin vagonët me të qeshura, mirësi dhe pastërti. Nuk ka se si të mos e vazhdojmë këtë traditë", thotë Vaklinov. Ai shprehu mirënjohjen e tij për Hekurudhat Shtetërore Bullgare për dhuratat për të gjithë fëmijët që udhëtojnë në trenin "Rodopet".

Linja unike hekurudhore lidh qytetet Septemvri dhe Dobrinishte, duke kaluar përmes peizazheve piktoreske të malit Rodope. Është e njohur për kthesat e saj të pjerrëta që ofrojnë pamje spektakolare drejt majave malore dhe lumenjve.
Mund të mësoni më shumë për trenin me binarë të ngushtë të Rodopeve nga materialet në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..
Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..