Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova diskutuan Agjendën socio-politike të Bullgarisë dhe tema nga agjenda ndërkombëtare me ambasadorët bullgarishtfolës të akredituar në Bullgari, njoftoi BTA. U diskutuan stabiliteti politik në vend në kushte krize, lufta kundër korrupsionit dhe përgjegjësia e institucioneve, sistemi i drejtësisë dhe regjimi i sanksioneve të vendosura nga partnerët tanë strategjikë, si dhe veprimet e Sofjes për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me komunitetet bullgare jashtë vendit. Tema kryesore ndërkombëtare e diskutuar nga Rumen Radev dhe ambasadorët ishte lufta në Ukrainë. Mikpritës dhe nismëtar i takimit ishte ambasadori i Polonisë, Maçej Shimanski, me iniciativën e të cilit u krijua klubi i ambasadorëve bullgarishtfolës.
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 21°C. Në Sofje do të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara në orët e pasdites. Në disa zona të izoluara në..
“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të mbështesë vota mosbesimi që nuk na largojnë nga Evropa. Kështu iu përgjigj lideri i partisë “PP”, Asen Vasilev, një pyetjeje të gazetarëve se si do të votojë partia në votën e nesërme të mosbesimit ndaj qeverisë..
Shqipëria është jashtëzakonisht e angazhuar në çështjet e sigurisë dhe paqes në rajon, tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Sofje. Pas takimit me homologen e saj bullgare, Natalija Kisellova, ajo..
“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të mbështesë vota mosbesimi që nuk na largojnë nga Evropa. Kështu iu përgjigj lideri i partisë “PP”, Asen Vasilev,..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 21°C. Në Sofje do të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me..
Shqipëria është jashtëzakonisht e angazhuar në çështjet e sigurisë dhe paqes në rajon, tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila..