Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga simbolet kulturore të Bullgarisë dhe është në listën e monumenteve që vendi ynë si mikpritës do t'u prezantojë pjesëmarrësve në forum.
Kisha e Bojanës bën përshtypje me afresket e saj të mrekullueshme mesjetare, duke përfshirë imazhet e dhuruesve të viteve 1258/59 të çiftit sebastokrator Kallojan dhe Desisllava dhe të familjes sunduese bullgare të asaj kohe – Mbreti Konstantin Tih Asen (1257 - 1277) dhe Mbretëresha Irina. Stili i mbishkrimeve muraleve është i lidhur me traditat e Shkollës së Pikturës së Tërnovos nga shekulli i XIII-të. Mjeshtri i panjohur i imazheve i përmbahet ikonografisë klasike.
Një fakt kurioz është se kisha përmban edhe pikturën e parë murale me imazhin e murgut të përulur nga mali i Rillës dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar, Shën Ivan Rillski, e cila daton në 1259.
Edhe afresku me skenën e Darkës së Fundit daton nga i njëjti vit (për krahasim, Leonardo da Vinci punoi në afreskun e tij "Darka e Fundit" në 1495). Kompozimi i këtij afresku në Kishën e Bojanës është më i ndryshëm. Jezusi është pikturuar në të majtë, dhe për më tepër, janë të pranishëm vetëm 11 apostuj. Juda përshkruhet sikur shtrihet në tryezë dhe identifikohet si ai për faktin se është pa aureolën e një shenjtori. Një tjetër element interesant është ushqimi në tryezë, i cili përfshin rrepa dhe qepë - ushqim që lidhet më shumë me kuzhinën tradicionale të Bullgarisë, dhe nuk është pjesë e përshkrimit ungjillor të skenës.
"Shkalla me të cilën vizatohen njerëzit korrespondon plotësisht me shkallën e një personi real. Edhe në vendet ku figurat duhet të reduktohen, ato janë tredimensionale, shihet lëvizje, perspektivë - e gjithë kjo gjendet në një mënyrë komplekse për herë të parë në botë në "Kishën e Bojanës" - thotë historiania dhe kuratorja në Kishën e Bojanës Stanimira Dojçinova në programin "Radio Sofja" të Radios Kombëtare Bullgare.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: boyanachurch.info, historymuseum.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat..