Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit
Aleksandar Vuçiq
Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka kërkuar kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq. Nëse bëhet fjalë për një referendum, 52% e qytetarëve do të votojnë mosbesimin ndaj Vuçiqit, 34% do ta mbështesin atë - sipas një studimi të Qendrës Joqeveritare për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA), raportoi BGNES. Qytetarët serbë kanë dyshime në lidhje me kushtet në të cilat do të mbahen zgjedhjet e mundshme të parakohshme. 61% mbështesin protestat pas shembjes së stacionit të trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. 57% besojnë se Serbia po lëviz në drejtimin e gabuar. 1/3 mendojnë se korrupsioni është problemi më i madh në vend. Vuçiq i propozoi opozitës që në pranverë të mbahet një referendum konsultativ për të parë mbështetjen e tij nga qytetarët.

Zoran Milanoviç siguroi një mandat të dytë presidencial nga votuesit

Presidenti kroat Zoran Milanoviç fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me një rezultat rekord prej 74,68% kundrejt 25,32% për kundërshtarin e tij Dragan Primorac, njoftoi agjencia HINA. I mbështetur nga Partia Social Demokratike më e madhe opozitare, Milanoviç mori 1 122 859 vota. Dragan Primorac, i mbështetur nga Bashkimi Demokratik Kroat në pushtet, mori 380 752 vota. Pjesëmarrja në votime ishte 44.18% dhe ishte pjesëmarrja më e ulët që nga ndarja e ish-Jugosllavisë. Milanoviç theksoi se ai e sheh fitoren si një njohje të punës së tij të deritanishme dhe një mesazh të fortë për qeverinë për të pasur një qeverisje të përgjegjshme. Ai tha se nuk do të bënte asnjë presion publik ndaj kryeministrit Andrej Plenkoviç, por ata do të duhet të "flasin". Plenkoviç komentoi se Milanoviç ka drejtuar një "fushatë të pistë" dhe ka pasur një "mandat të pistë".

Në Turqi janë vendosur çmime të reja për kalimin nëpër autostrada dhe objektet rrugore

Tarifa të reja janë vendosur për kalimin e makinave nëpër autostrada, tunele dhe ura në Turqi. Sipas NTV, çmimet e reja në 2025 do të jetë rreth 42% më të larta krahasuar me një vit më parë. Në një deklaratë të Drejtorisë së Përgjithshme të Autostradave thuhet se rritja e tarifave është ndërmarrë për shkak të inflacionit të lartë dhe luhatjeve të kursit të këmbimit, si dhe rritjes së kostos së mirëmbajtjes së objekteve. Tarifat e reja për urën "Dëshmorët e 15 Korrikut" dhe "Fatih Sulltan Mehmed" mbi Bosfor do të jenë 47 lira turke për makinë dhe 80 lira për urën "Yavuz Sultan Selim". Për Urën Osmangazi mbi Gjirin e Izmitit, tarifa është 795 lira turke. Për Urën e Çanakalasë është 790 lira. Në portalin e drejtorisë mund të gjeni çmimet e reja të tarifave.

Greqia fitoi përpara BE-së një mosmarrëveshje me Turqinë për markën turistike "Aegean"

BE-ja ka anuluar markën turistike të regjistruar në Turqi "TurkAegean" me kërkesë të Greqisë, raporton hurriyetdailynews.com. Turqia regjistroi emrin 4 vite më parë me argumentin se ashtu si Greqia ka edhe një bregdet të Egjeut. Greqia paraqiti një ankesë kundër kësaj në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të BE-së (EUIPO). Në vendimin e saj, EUIPO vëren se emri i regjistruar përmban një emër gjeografik gjerësisht të njohur "Egje" (Aegean - në anglisht), i cili nuk mund të monopolizohet si markë tregtare, veçanërisht kur lidhet me produkte ose shërbime specifike. Athina mirëpriti vendimin për të anuluar regjistrimin, ndërsa Ministri i Zhvillimit Takis Theodorikakos e quajti atë një "arritje të jashtëzakonshme". Turqia ka dy muaj kohë për të apeluar vendimin.

Dhëndri i Donald Trump investon në një resort shqiptar
Vizualizim i vilave të ishullit të Sazanit në Shqipëri
Qeveria shqiptare i dha statusin e investitorit strategjik një kompanie të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner. Ajo planifikon të ndërtojë një resort luksoz në një ishull të pabanuar shqiptar në Mesdhe, që është një ish-bazë ushtarake, raportoi BTA. Komiteti Shqiptar për Investimet Strategjike, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners për projektin, i cili mbulon 45 hektarë, ose 8% të sipërfaqes së ishullit të Sazanit. Investimet e planifikuara arrijnë në 1.4 miliardë euro. Investimi do të krijojë 1000 vende pune. Ishulli i Sazanit ndodhet në hyrje të ngushticës së Otrantos, e cila lidh detet Adriatik dhe Jon. Ky ishull i vogël prej 5 kilometrash katrorë ishte një nga bazat ushtarake më sekrete të Shqipërisë komuniste dhe është i mbushur me mbi 3000 bunkerë.

Përpiloi: Ivo Ivanov
Foto: Facebook/ Aleksandar Vučić, Reuters, ntv.com.tr, hurriyetdailynews.com, nypost.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD