Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e disponueshme në faqen e internetit të BNR, duke njohur auditorin me historinë dhe zërat e BNR.
Publikimi multimedial ndërthur zërin e radios dhe kujtesën vizuale të krijuesve të saj, tregon për shtëpitë e medias së parë elektronike në vendin tonë.Projekti u përgatit nga Prof. Bojan Dobrev, pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve, dhe u realizua me ndihmën e Fondit Arkiv të BNR, Agjencisë Shtetërore "Arkivat", BTA dhe Muzeut të Radios.
Prisni më shumë informacion mbi këtë temë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..