Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e disponueshme në faqen e internetit të BNR, duke njohur auditorin me historinë dhe zërat e BNR.
Publikimi multimedial ndërthur zërin e radios dhe kujtesën vizuale të krijuesve të saj, tregon për shtëpitë e medias së parë elektronike në vendin tonë.Projekti u përgatit nga Prof. Bojan Dobrev, pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve, dhe u realizua me ndihmën e Fondit Arkiv të BNR, Agjencisë Shtetërore "Arkivat", BTA dhe Muzeut të Radios.
Prisni më shumë informacion mbi këtë temë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..
“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..
Nga fillimi i vitit shkollor 2025/26, gjuha bullgare, historia, folklori dhe traditat do të bëhen pjesë e programit të bullgaristikës në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA – Universiteti i Illinois-it, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës...
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për..