Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Houthët liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, që përfshin dy bullgarë

| rinovuar më 25-01-22 5.19.MD
Foto: EPA/BGNES

Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT. Kapiteni dhe ndihmësi i lartë i kapitenit janë shtetas të Bullgarisë. Përveç dy bullgarëve, në ekuipazhin e anijes, e cila lundron nën flamurin bahamian, janë shtetas të Ukrainës, Filipineve, Meksikës dhe Rumanisë. Për më shumë se një vit, “Galaxy Leader” u mbajt në portin Hodeidah në pjesën e kontrolluar nga houthët e Jemenit.

Reuters njofton se ekuipazhi është nisur për në Oman. Huthët nga “Ansar Allah” njoftuan se lirimi i marinarëve të “Galaxy Leader” është pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.Theksohet se lirimi u koordinua me Hamasin dhe u realizua me ndihmën e Omanit.

Autoritetet në Sana, Jemen, konfirmuan se kapiteni dhe ndihmës kapiteni i anijes “Galaxy Leader”, Ljubomir Çanev dhe Danaill Veselinov, u liruan dhe janë rrugës për në Muskat, Oman. Këtë e njoftoi në faqet e saj në Facebook eurodeputetja Elena Jonçeva, e cila ndodhet në Muscat dhe i pret. Jonçeva thekson se sonte atje do të arrijë një delegacion bullgar i kryesuar nga ministri i jashtëm Georg Georgiev. Në shtator, Jonçeva vizitoi Jemenin dhe arriti të takohej me bullgarët e rrëmbyer dhe të zhvillojë bisedime me autoritetet në Sana.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se me urdhër të kryeministrit Rosen Zheljazkov u dërgua një aeroplan qeveritar për të kthyer bullgarët e liruar në Bullgari.

Më shumë mbi temën mund të lexoni në botimet e mëposhtme:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 majin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Atmosfera do të jetë e paqëndrueshme dhe do të formohen vranësira rreth mesditës. Do të ketë reshje të..

botuar më 25-05-21 7.40.MD
Dimitrina Goranova

Çmimet gjatë sezonit turistik të verës do të rriten jo më shumë se 10%

Shoqata e Operatorëve Turistikë dhe Agjentëve të Udhëtimit Bullgarë pret një ngadalësim të rritjes së turizmit në Bullgari për shkak të situatës së pafavorshme ekonomike në shumë nga tregjet e emetimit. Për momentin, është e vështirë të parashikohet..

botuar më 25-05-21 1.12.MD
Atanas Kacarçev

Sindikatat janë kundër tërheqjes së punëtorëve nga vendet jashtë BE-së

Konfederata e Punës "Podkrepa" reagoi ashpër kundër masave të përgatitura për një regjim më të favorshëm për punësimin e personelit nga vendet e treta jashtë BE-së. Kryeekonomisti i sindikatës, Atanas Kacarçev, i tha BNR-së: "Qeveria po..

botuar më 25-05-21 12.03.MD