Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i jashtëm Georg Georgiev ndodhet për një vizitë në Sulltanatin e Omanit

Foto: mfa.bg

Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e tij nga Omani Badr bin Hamad Al Busaidi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri Georgiev shprehu vlerësimin e lartë të udhëheqjes shtetërore bullgare për kontributin e Sulltanatit të Omanit për lirimin e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”.

U theksuan natyra vetëmohuese dhe motivet udhëheqëse humanitare të rolit diplomatik të Omanit. Vëmendje e veçantë iu kushtua pranisë së një vullneti të fortë politik për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Ministri Georgiev dërgoi një mesazh me shkrim nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev për Sulltan Haitham bin Tariq Al Said, ku përfshihet edhe një ftesë për një vizitë shtetërore në Bullgari. Ministri i jashtëm ripërtëriti ftesën e palës bullgare për një vizitë zyrtare të ministrit Albusaidi në Bullgari.

Në shprehje vlerësimi dhe mirënjohjeje për përpjekjet e përqendruara dhe të vazhdueshme të Sulltanatit të Omanit për zgjidhjen me sukses të çështjes me ekuipazhin e anijes Galaxy Leader, ministri Georg Georgiev nderoi Badr bin Hamad Al Busaidi me çmimin më të lartë të Ministrisë së Jashtme – “Dega e Artë e Dafinës”.

Gjatë vizitës së tij të punës në Sulltanatin e Omanit, Georg Georgiev ka biseduar edhe me disa nga zyrtarët e përfshirë drejtpërdrejt në zgjidhjen e rastit. U theksua rëndësia e dialogut aktiv dhe besimit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe u konfirmua dëshira për thellimin e bashkëpunimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD
LUKOIL Neftohim Burgas

Dy parti opozitare kërkuan që shteti të blejë “Lukoil” në Burgas

Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..

botuar më 25-01-29 11.46.PD
F-16 Block 70

Më 31 janar, i dorëzojnë Bullgarisë avionin e parë ushtarak F-16

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..

botuar më 25-01-29 10.48.PD