Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në legjendat dhe besimet bullgare, të cilat i sjell në botën moderne. Këtë herë DIA gjen frymëzim në forcën e gruas bullgare:
"Ka legjenda për forcën e gruas bullgare - gra shumë të forta, që mbrojnë pozicionin e tyre. Ato kanë qenë vatra e shtëpisë, kanë treguar stoicizëm, duke ruajtur familjen dhe dashurinë. Gratë bullgare dikur kanë luftuar në emër të dashurisë së tyre, edhe nëse ndonjëherë kjo ka kërkuar ndërprerjen e lidhjeve me familjen. Prandaj këndoj në këngën “nëpër nëntë male në të dhjetën” – kjo do të thotë aq larg sa askush të mos të gjej...”
Muzika dhe teksti i "Është vonë" janë tërësisht origjinale - nga vetë DIA, e cila ka transformuar një histori po aq të lashtë sa bota në prizmin e kohëve moderne. Autori i orkestrimit të këngës është Aleks Nushev. Në krijimin e tij u përfshi gjithashtu muzikanti dhe multiinstrumentisti popullor turk Ali Farbodnia. DIA e zbuloi atë në rrjetet sociale dhe e kërkoi për të treguar historinë e saj me dudukun armen – një tingull që, sipas këngëtares, i përshtatet shumë kësaj kënge.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Foto: YouTube/DIA Official, Petër Simeonov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..