Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në legjendat dhe besimet bullgare, të cilat i sjell në botën moderne. Këtë herë DIA gjen frymëzim në forcën e gruas bullgare:
"Ka legjenda për forcën e gruas bullgare - gra shumë të forta, që mbrojnë pozicionin e tyre. Ato kanë qenë vatra e shtëpisë, kanë treguar stoicizëm, duke ruajtur familjen dhe dashurinë. Gratë bullgare dikur kanë luftuar në emër të dashurisë së tyre, edhe nëse ndonjëherë kjo ka kërkuar ndërprerjen e lidhjeve me familjen. Prandaj këndoj në këngën “nëpër nëntë male në të dhjetën” – kjo do të thotë aq larg sa askush të mos të gjej...”
Muzika dhe teksti i "Është vonë" janë tërësisht origjinale - nga vetë DIA, e cila ka transformuar një histori po aq të lashtë sa bota në prizmin e kohëve moderne. Autori i orkestrimit të këngës është Aleks Nushev. Në krijimin e tij u përfshi gjithashtu muzikanti dhe multiinstrumentisti popullor turk Ali Farbodnia. DIA e zbuloi atë në rrjetet sociale dhe e kërkoi për të treguar historinë e saj me dudukun armen – një tingull që, sipas këngëtares, i përshtatet shumë kësaj kënge.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Foto: YouTube/DIA Official, Petër Simeonov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të..