Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyjmë në studion e gdhendjes së drurit në Samovodska Çarshija

Marku nga Michigan: Traditat janë ruajtur dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme këtu

17
Hristo Stojçev
Foto: Gergana Mançeva

Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në kompozime komplekse arkitekturore, ikonostasa, por edhe në dekorimin e objekteve.
Dekorimi më anë të gdhendjes së drurit në një pjesë të madhe të shtëpive të Rilindjes bullgare u perceptua si një mjet matës së statusit social të pronarit të shtëpisë. Kështu, shtëpitë private u shfaqën në Plovdiv, Koprivshtica, Trjavna, të cilat u kthyen në muze arti, ku edhe sot mund të shihni kryevepra të gdhendjes së drurit nga mjeshtrit e vjetër. Artizanati prezantohet edhe në Muzeun Etnografik të Hapur “Etër”, i cili gëzon një numër të konsiderueshëm vizitorësh gjatë gjithë vitit.

Sipas studiuesve të artizanatit, gdhendja e drurit e ka origjinën në trojet tona gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185–1396). Ai mishëron përpjekjen e bullgarit për përsosmëri dhe dëshirën e tij për t'i dhënë kuptim jetës së tij në aspektin estetik dhe simbolik. Dhe si për të kontrolluar nëse ky zanat ka ende pasardhës edhe në ditët e sotme, në kryeqytetin e Mbretërisë së Dytë Bullgare – Veliko Tërnovo – hyjmë në studion e Hristo Stojçevit. Ajo është një studio për figurina dhe suvenire prej druri dhe ndodhet në pjesën qendrore të rrugës së zanateve, e njohur si Samovodska Çarshija. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ngatërruar, sepse figurinat prej druri fjalë për fjalë "dalin jashtë" kufijve të dyqanit të vogël.

Për Hristo Stojçevin, krijimi i suvenireve prej druri nuk është thjesht një mjet jetese, por një mënyrë për të treguar aftësitë e tij dhe për të kënaqur dikë që do të marrë në shtëpi diçka nga kryeqyteti i vjetër bullgar. Më shpesh, kalimtarët në Samovodska Çarshija ndalojnë për të parë se si një copë druri e thjeshtë shndërrohet në një figurë personi ose kafshe. “Gjithçka kërkon imagjinatë dhe shumë durim”, u thotë Hristo Stojchev vizitorëve kureshtarë:

“Kam mësuar gjithçka nga babai im”, vazhdon ai, “Prej tij i mësoj të gjitha hollësitë dhe gjithçka që më intereson. Më e rëndësishmja në zanatin tonë është të kemi durim, që kur të marrësh një copë druri, të krijosh një lloj figurinë prej tij. Mund të jetë një gomar, një kotele, një luan... të gjitha sendet tona janë si fëmijët tanë, sepse ne i kushtojmë shumë vëmendje. Ai edhe tani vazhdon të punojë me mua në studio. Dhe prej një viti më ndihmon në punë edhe djali im, i cili ka mbaruar shkollën një vit më parë dhe po mëson edhe gdhendjen në dru. Shpresoj që ai të trashëgojë punën dhe të qëndrojë në studion e gdhendjes së drurit Stojçevi. 
Baba dhe bir Stojçevi
Ne nuk ofrojmë produkte në internet, vetëm këtu në pazar njerëzit mund të na gjejnë dhe madje të shikojnë se si janë bërë gjërat prej druri. Ne nuk përdorim makineri, gjithçka bëhet me dorë me mjete tradicionale. Ne përdorim edhe një teknikë shumë të vjetër për ngjyrosje shtesë të drurit. Duke e djegur me pirograf, një pajisje që djeg sipërfaqen e drurit në mënyrën e dëshiruar dhe më pas duke vendosur sipër bojën me bazë uji. Kjo është një teknikë e padëmshme e ngjyrosjes, kështu që figurat prej druri mund të përdoren edhe si lodra për fëmijët."

Turistët e ardhur nga larg hyjnë në studion e Hristo Stojçevit. Ne e kuptojmë se ata janë nga SHBA-ja. Vëmendja e të ftuarve tërhiqet nga suveniret që paraqesin kalanë Carevec dhe një pjesë të qytetit përreth saj. Suveniret janë punuar me detaje, me simbolet dhe ngjyrat e Tërnovos së lashtë. Mysafirët janë të impresionuar nga punimet me dorë, të cilat janë gjithnjë e më të rralla. Por ata janë më të mahnitur nga monumentet arkitekturore në vendlindjen e Hristos - Veliko Tërnovo. Kjo është arsyeja pse ata duan të marrin me vete një pjesë të këtij vendi që t'i kujtojë çdo ditë Bullgarinë. Ata duan që mjeshtri të shkruajë emrin e vendit me pirograf, si dhe vitin në të cilin e kanë vizituar. Ai e kryen porosinë me shumë kujdes dhe shpjegon se druri nga i cili ka bërë suveniret është bli bullgar, gjë që e bën suvenirin edhe më interesant për turistët. Hristo thotë se në vitin 2024 në studio kanë kaluar shumë të ftuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që është gjithashtu e re për të dhe qytetin. Çfarë i bën më shumë përshtypje amerikanëve që vijnë për herë të parë në Bullgari? – e pyes të ftuarin dhe ai prezantohet si Mark, nga Michigani.

"Po, ne kemi zbuluar një ndryshim të madh midis Bullgarisë dhe Amerikës. Bullgaria ka një histori mijëravjeçare, e jona është vetëm 300 vjeçare. Ne vijmë me miqtë tanë nga Plovdiv - ata kanë një qytet me një histori mijëravjeçare. Për 10 ditë ne vizituam pjesën më të madhe të vendeve në Bullgari. Filluam me Sofjen, pastaj Plovdiv, më pas vizituam Detin e Zi, ishim në Nesebër dhe tani jemi në Veliko Tërnovo. Këtu më bëri shumë përshtypje se si ndërthuret kultura me historinë, sepse edhe kjo histori mijëravjeçare ndërthuret me kulturën moderne. Traditat janë ruajtur dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ne u ngjitëm edhe në malin Shipka, jemi të mahnitur nga historia që keni dhe ruani përmes monumenteve. Unë e dua historinë” - thotë turisti nga Amerika, i cili po eksploron vendin tonë me familjen e tij – gruan, dy vajzat, dhëndrin bullgar dhe prindërit e tij – dhe shprehet kategorik: “Është hera e parë që vizitojmë Bullgarinë, na pëlqen shumë i gjithë vendi!

Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD