Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Revista LIK tregon historinë e 90-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare

| rinovuar më 25-02-26 12.57.MD
Foto: BTA

Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e themelimit të medias. Në këtë datë të vitit 1935 Car Boris III nxori një dekret me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore.

Veprimtaria shoqërohet me hapjen e ekspozitës "90 vjet Radio Kombëtare Bullgare - Radio e gjeneratave të bullgarëve", e cila prezanton foto dhe dokumente arkivore nga fondet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe BTA.

"Radio Bullgaria (programet e BNR-së për jashtë vendit - shën. red.), me përmbajtjen e saj në 11 gjuhë, është kthyer në një portal multimedial dedikuar bullgarëve në mbarë botën. Informacionet që lidhen me jetën e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit dhe me ngjarjet në diasporat bullgare tani janë më të strukturuara dhe më të dukshme, dhe lajmet dhe temat nga Bullgaria prezantohen në një formë më të përgjithësuar, me informacionin e nevojshëm suplementar, në mënyrë që edhe njerëzit që nuk ndjekin vazhdimisht rrjedhën e informacionit të jenë të vetëdijshëm për proceset”, tha Daniell Nençev, shef i degës “Zhvillimi Strategjik” të BNR-së, duke paraqitur veprimtarinë e programeve të veçanta të medias.

Edhe sot e kësaj dite Radio Bullgaria mbetet e vetmja media në Bullgari që ofron informacion të shumëllojshëm për vendin tonë për një auditor shumë të madh jashtë shtetit në 11 gjuhë të huaja, përfshirë gjuhën shqipe.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu i Historisë së Radios në Bullgari

Në kujtim të kompozitorit Dimitër Nikollov – redaktor shumëvjeçar i muzikës në Radio Bullgarinë

Të dashur miq, me pikëllim ju njoftojmë se kolegu ynë shumëvjeçar Dimitër Nikollov u largua papritmas nga ne. E gjithë përvoja e tij e punës është e lidhur me Radio Bullgarinë. Dimitër Nikollov ka punuar 40 vjet si redaktor muzikor, gazetar dhe..

botuar më 25-04-09 2.28.MD

Bullgaria sot – 8 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Taj Mahala“ nga formacioni RomaNeno Project të udhëhequr nga Neno Iliev. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:56 - Lajme 12:55 - Kënga..

botuar më 25-04-08 3.00.MD

Bullgaria sot – 7 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni veprën “Meloditë e Gajdes“ nga Petjo Kostadinov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:40 - Lajme  12:05 - Kënga e ditës

botuar më 25-04-07 3.00.MD