Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se edhe Mali i Zi po punon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat mund të shërbejnë si shembull për vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Kreu i shtetit bullgar tha se të dy vendet janë të lidhura me një angazhim të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit. Ai shprehu mirënjohjen për vendimin e Malit të Zi për të dërguar kontingjentin e tij në krahun lindor të NATO-s në grupin e betejës shumëkombëshe, i cili ndodhet në territorin bullgar.
"Unë besoj se intensiteti i bisedimeve në nivel të presidentit, ministrave dhe transportuesve ajrorë së shpejti do të çojë në një vendim për lidhje direkte ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Sofjes", tha gjithashtu Rumen Radev. Sipas tij, ka ende shumë për të dëshiruar në aspektin e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, që është larg potencialit të të dyja vendeve.
Rumen Radev komentoi për gazetarët temën e luftës në Ukrainë.
"Evropa nuk mund të imponojë paqen nga një pozicion i fuqisë," tha ai. Kreu i shtetit është i bindur se Evropa duhet të punojë në bashkëpunim me SHBA-në për të përdorur këtë vullnet politik për një armëpushim. Prej andej do të ulemi në tryezë dhe me mjetet e diplomacisë, me të gjitha mekanizmat e mundshëm do të kërkojmë një zgjidhje që do të garantojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha kreu i shtetit.Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..