Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme. “Megjithatë, e rëndësishme është se si do ta arrijmë këtë qëllim të përbashkët”, shton ai.
Sipas ministrit, Evropa dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe strategjike me administratën amerikane.
I pyetur nëse Bullgaria dhe Ukraina mund të mbështeten tek Shtetet e Bashkuara si aleate në të njëjtën mënyrë si deri më tani, Georg Georgiev u përgjigj se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të kishte pasoja të rënda politike dhe ushtarake. “Si aleati ynë më i madh dhe më i fortë në NATO, mik dhe partner i BE-së, mendoj se nuk ka asnjë arsye për të mos i besuar njëri-tjetrit”. “Besoj se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrijmë qëllimet tona”, shtoi ai.
Georg Georgiev thekson se pas ngjarjeve të fundit dhe pas angazhimit të Ukrainës dhe SHBA-së në njërën anë dhe Evropës nga ana tjetër mund të presim një rezultat të mirë. “Ne i besojmë SHBA-së dhe nuk kemi arsye të mendojmë ndryshe”, përfundon ai.
Ministri kujton se vendi ynë renditet i nënti ndër aleatët e NATO-s për sa i përket vlerës absolute të ndihmës së dhënë Ukrainës, gjë që, sipas tij, i jep peshë të ndryshme pozicionit dhe argumenteve tona për pjesëmarrje të plotë në zgjidhjet e ardhshme të paqes.Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..
Këto janë histori maqedonase për natën e mirë. Kështu komentoi për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT) Zëvendëskryeministri dhe Ministri i..