Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 25 marsin

Në Blagovec (Ungjillëzimin e Hyjlindëses Mari) do të mbajë mot i vranët, por i ngrohtë me reshje në perëndim dhe veçanërisht në jugperëndim

Foto: BTA

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-jugperëndimi, në Rrafshin e Danubit - nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°, në kryeqytet rreth 18°.

Në zonat malore do të mbajë vranësira, në shumë vende me reshje shiu, në vendet e larta mbi 2500 metra me borë. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi në rajonin Rilla-Rodope. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 14°, në 2000 metra - rreth 6°.

Në bregun e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në plazhin e Varnës për shkak të ndotjes me naftë

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së naftës në Detin e Zi, e cila arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...

botuar më 25-04-01 3.59.MD

Në rrjetin bullgar të farmacive mungojnë mbi 380 ilaçe

Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..

botuar më 25-04-01 11.44.PD

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD