Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-jugperëndimi, në Rrafshin e Danubit - nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°, në kryeqytet rreth 18°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira, në shumë vende me reshje shiu, në vendet e larta mbi 2500 metra me borë. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi në rajonin Rilla-Rodope. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 14°, në 2000 metra - rreth 6°.
Në bregun e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..