Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-jugperëndimi, në Rrafshin e Danubit - nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°, në kryeqytet rreth 18°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira, në shumë vende me reshje shiu, në vendet e larta mbi 2500 metra me borë. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi në rajonin Rilla-Rodope. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 14°, në 2000 metra - rreth 6°.
Në bregun e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..
Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..