Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj Krusharski, shef i Departamentit të Policisë Rrugore.
Gati 80 mijë shoferë në Sofje janë kapur me shpejtësi nga kamerat e Policisë Rrugore. Makinat e patrullës zbulojnë në rrugë shoferë agresivë dhe që nga fillimi i vitit janë dënuar 24 drejtues mjetesh për driftim.
“Shpejtësia e papërshtatshme, mosmbajtja e distancës së kërkuar dhe kryerja e gabuar e manovrës së kthesës majtas janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore”, theksoi komisari. “Numri i shoferëve pa leje që kemi evidentuar në kryeqytet që nga fillimi i këtij viti është 160”, shtoi ai.
Këmbësorët janë një nga pjesëmarrësit më të rrezikshëm në lëvizjen rrugore në kryeqytet dhe që nga fillimi i vitit janë sanksionuar 1730 këmbësorë për kalim të parregullt dhe krijimin e një parakushti për një aksident trafiku. “Gjysma e të vrarëve në aksidente rrugore në vitin 2024 janë këmbësorë mbi moshën 65 vjeç”, theksoi komisari Krusharski.Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori 2025, çajit unik bullgar i është dhënë statusi i Emërtimit të Mbrojtur të Origjinës. Ai prodhohet nga..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të ndihmojnë në drejtime të ndryshme dhe në situata krizash, është e drejtorisë “Sport dhe veprimtari..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar..