Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj Krusharski, shef i Departamentit të Policisë Rrugore.
Gati 80 mijë shoferë në Sofje janë kapur me shpejtësi nga kamerat e Policisë Rrugore. Makinat e patrullës zbulojnë në rrugë shoferë agresivë dhe që nga fillimi i vitit janë dënuar 24 drejtues mjetesh për driftim.
“Shpejtësia e papërshtatshme, mosmbajtja e distancës së kërkuar dhe kryerja e gabuar e manovrës së kthesës majtas janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore”, theksoi komisari. “Numri i shoferëve pa leje që kemi evidentuar në kryeqytet që nga fillimi i këtij viti është 160”, shtoi ai.
Këmbësorët janë një nga pjesëmarrësit më të rrezikshëm në lëvizjen rrugore në kryeqytet dhe që nga fillimi i vitit janë sanksionuar 1730 këmbësorë për kalim të parregullt dhe krijimin e një parakushti për një aksident trafiku. “Gjysma e të vrarëve në aksidente rrugore në vitin 2024 janë këmbësorë mbi moshën 65 vjeç”, theksoi komisari Krusharski.Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..