Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj Krusharski, shef i Departamentit të Policisë Rrugore.
Gati 80 mijë shoferë në Sofje janë kapur me shpejtësi nga kamerat e Policisë Rrugore. Makinat e patrullës zbulojnë në rrugë shoferë agresivë dhe që nga fillimi i vitit janë dënuar 24 drejtues mjetesh për driftim.
“Shpejtësia e papërshtatshme, mosmbajtja e distancës së kërkuar dhe kryerja e gabuar e manovrës së kthesës majtas janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore”, theksoi komisari. “Numri i shoferëve pa leje që kemi evidentuar në kryeqytet që nga fillimi i këtij viti është 160”, shtoi ai.
Këmbësorët janë një nga pjesëmarrësit më të rrezikshëm në lëvizjen rrugore në kryeqytet dhe që nga fillimi i vitit janë sanksionuar 1730 këmbësorë për kalim të parregullt dhe krijimin e një parakushti për një aksident trafiku. “Gjysma e të vrarëve në aksidente rrugore në vitin 2024 janë këmbësorë mbi moshën 65 vjeç”, theksoi komisari Krusharski.Vendi ynë do të përpiqet të shfrytëzojë mekanizmat e Bashkimit Evropian për të zbuluar liri më të madhe fiskale në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, duke iu përmbajtur një politike financiare konservatore në dritën e anëtarësimit të pritur në eurozonë...
Që nga fillimi i agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, mbi 30000 bullgarë, kryesisht nga rajoni Zaporozhie, jetojnë nën pushtimin e përkohshëm rus, thekson ministri i jashtëm Georg Georgiev në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetëve nga PP-DB,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj, kryesisht mbi rajonet malore dhe lindore, do të..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar..