Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Greva e transportit kufizon të drejtën e fëmijëve për arsim

Danko Kallapish
Foto: BTA

“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, e cila po vazhdon për ditën e tretë.

Dokumenti thekson se mijëra nxënës nuk mund të shkojnë në shkollë dhe mijëra mësues dhe staf jo-mësimdhënës kanë vështirësi të arrijnë në vendet e tyre të punës.

"Provimet e maturës po afrojnë dhe fundi i vitit shkollor. E ardhmja e mijëra fëmijëve dhe familjeve është në rrezik", thuhet gjithashtu në qëndrim. Kryetari rajonal i organizatës së sindikatës në Sofje, Danko Kallapish, u bën thirrje shoferëve dhe udhëheqësve të protestës që të respektojnë të drejtat e atyre që punojnë në sistemin arsimor: "Askush nuk ka të drejtë të vjedhë të ardhmen e fëmijëve."

Ndërkohë, shoferët e garazhit "Zemljane" kanë filluar një peticion për grevë zyrtare me afat të pacaktuar, pasi i konsiderojnë propozimet e kryetarit të bashkisë së Sofjes Vasill Terziev të papranueshme. Nëse nuk ka rritje prej 400 levash (rreth 200 euro), ose një minimumi prej 300 levash (rreth 150 euro), shumë njerëz do të largohen, besojnë ata. Sipas tyre, të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë transport publik tokësor në Sofje.

"Nuk e kuptoj se si mund t'u jap protestuesve atë që duan. Nuk është çështje kokëfortësie. Ne i kemi ftuar sindikatat në një takim të hënën. U thashë të më dërgojnë llogaritjet e tyre në mënyrë që të shohim nëse kemi ndonjë arsye për të folur sot", tha kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, për Nova TV.

Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Костадин Костадинов

"Vëzrazhdane": Rumen Radev t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin për euron

Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, tha para gazetarëve në Kuvendin Popullor se presidenti Rumen Radev duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin mbi euron, njoftoi BTA. Kreu i shtetit doli me një qëndrim se është e..

botuar më 25-05-15 10.49.PD

Ditën e dytë, kryeqyteti u gdhi pa tramvaje, trolejbusë dhe autobusë

Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..

botuar më 25-05-15 9.17.PD

Tre mediat publike në Bullgari po protestojnë për paga të mira

Punonjësit e tre mediave publike në vend - Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - do të zhvillojnë sot një protestë mbarëkombëtare. Protesta, e cila do të zhvillohet nga ora 12:00..

botuar më 25-05-15 4.05.PD