Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i fortë se shteti. Unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kundërshtuar spekulimet", tha Karadimov. Së bashku me kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, ai zhvilloi një takim pune mbi koordinimin midis dy institucioneve kundër një rritjeje të mundshme spekulative të çmimeve për shkak të vënies së afërt të euros në Bullgari, njoftoi BTA. Të dy komisionet do të kontrollojnë gjithashtu për marrëveshje të ndaluara midis tregtarëve. Sanksionet për spekulime janë 10% e xhiros së vitit të kaluar dhe tregtarët janë në dijeni të kësaj, shtoi kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAFormacionet ushtarake nga Ushtria, Forcat Ajrore, Marina, Komanda e Forcave të Përbashkëta, Komanda e Operacioneve të Përbashkëta Speciale do të mbajnë ditë të hapura me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ngjarjet festive..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Para mesditës do të ketë vranësira dhe në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të bjerë shi, më vonë edhe në rajonet lindore do të ketë..
Gjykata Supreme e Kasacionit ndërpreu procesin për përjashtimin e Deljan Peevskit dhe disa personave të tjerë nga fraksioni i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Ky ndryshim vjen një ditë pasi "DPS - Fillimi i Ri" njoftoi se Xhevdet Çakërov dha dorëheqjen..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më..
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit,..
Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të..