Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i fortë se shteti. Unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kundërshtuar spekulimet", tha Karadimov. Së bashku me kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, ai zhvilloi një takim pune mbi koordinimin midis dy institucioneve kundër një rritjeje të mundshme spekulative të çmimeve për shkak të vënies së afërt të euros në Bullgari, njoftoi BTA. Të dy komisionet do të kontrollojnë gjithashtu për marrëveshje të ndaluara midis tregtarëve. Sanksionet për spekulime janë 10% e xhiros së vitit të kaluar dhe tregtarët janë në dijeni të kësaj, shtoi kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTARreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë këtë përgjigje janë kryesisht të moshuar nga vendbanime më të vogla. 33.2% e të anketuarve..
Në një letër të hapur drejtuar kryetarëve të Kuvendit Popullor dhe grupeve parlamentare, 12 organizata joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit, njoftoi gazetarja e BNR-së Sillvija Velikova. Ata kujtojnë se institucioni..
Vjelja esivjetshme e trëndafilave po fillon me probleme serioze për shkak të të ftohtit të zgjatur, njofton BGNES. Ata që merren me këtë biznes parashikojnë një korrje jashtëzakonisht të dobët. Kjo po shkakton shqetësime serioze financiare, pasi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më..
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit,..
Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të..