Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i fortë se shteti. Unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kundërshtuar spekulimet", tha Karadimov. Së bashku me kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, ai zhvilloi një takim pune mbi koordinimin midis dy institucioneve kundër një rritjeje të mundshme spekulative të çmimeve për shkak të vënies së afërt të euros në Bullgari, njoftoi BTA. Të dy komisionet do të kontrollojnë gjithashtu për marrëveshje të ndaluara midis tregtarëve. Sanksionet për spekulime janë 10% e xhiros së vitit të kaluar dhe tregtarët janë në dijeni të kësaj, shtoi kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTANdoshta jam i modës së vjetër, por besoj fuqimisht në demokraci me propozimin tim për një referendum mbi aplikimin e euros në Bullgari. Disa udhëheqës besojnë te teknokracia, të tjerë te forca lëvizëse e ekonomisë. Por nëse nuk ka demokraci, e gjithë..
Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë si të papranueshme kërkesën e presidentit Rumen Radev për të përmbysur vendimin e kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova. Me vendimin e saj, Kisellova i pengoi deputetët të shqyrtonin kërkesën e kreut të shtetit..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës do të zhvillohen përsëri vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore, në Ballkanin Perëndimor dhe Fushën e..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga..