Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i fortë se shteti. Unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kundërshtuar spekulimet", tha Karadimov. Së bashku me kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, ai zhvilloi një takim pune mbi koordinimin midis dy institucioneve kundër një rritjeje të mundshme spekulative të çmimeve për shkak të vënies së afërt të euros në Bullgari, njoftoi BTA. Të dy komisionet do të kontrollojnë gjithashtu për marrëveshje të ndaluara midis tregtarëve. Sanksionet për spekulime janë 10% e xhiros së vitit të kaluar dhe tregtarët janë në dijeni të kësaj, shtoi kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTANë tremujorin e parë të vitit 2025, udhëtime turistike kryen 1.1 milion qytetarë bullgarë. 75.7% e tyre udhëtuan vetëm brenda vendit, 20% - vetëm jashtë vendit dhe 4.3% udhëtuan si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit, sipas të dhënave të Institutit..
Vizita e zëvendëskryeministrit Atanas Zafirov dhe delegacionit që ai kryeson në Taxhikistan filloi me një takim pune me ministrin e punës, migracionit dhe punësimit të Taxhikistanit, Holmahmaxoda Soleha. Gjatë vizitës tre-ditore planifikohen një..
Shumica e bullgarëve janë optimistë për BE-në dhe presin që komuniteti të sigurojë paqen së pari. Kjo tregohet nga të dhënat e Eurobarometrit të paraqitura nga Komisioni Evropian, raporton BTA. Të pyetur se çfarë masash do të ndërmerrte BE-ja..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më..
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit,..
Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të..