Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Resortet dimërore “Borovec” dhe “Maljovica” me oferta atraktive gjatë verës

Foto: BTA

Resorti më i vjetër dimëror në vend – “Borovec”, do të hapë sezonin veror më 28 qershor, njofton BTA. Nga kjo datë do të funksionojë edhe teleferiku, i cili do të punojë çdo ditë përveç të hënën dhe të martën. Turistët do të kenë mundësi të shëtisin në parkun “Borolandia” dhe në “Borovec Bike Park”. 

Që nga e shtuna – 21 qershor, mysafirët e resortit të Rillës mund të përdorin edhe teleferikun “Sitnjakovo Express”, që nuk do të funksionojë të mërkurën dhe të enjten.

Një përmbledhje e sezonit të kaluar dimëror tregon një interes më të lartë nga turistët ndaj “Borovec” krahasuar me dimrin 2023/2024. Si zakonisht, më të shumtët kanë qenë turistët britanikë, të ndjekur nga vizitorët izraelitë, ata nga vendet ballkanike dhe bullgarët.
Maljovica
Sërish në malin Rilla – kompleksi turistik “Maljovica” gjithashtu ofron argëtime në natyrë gjatë verës. Ndër atraksionet turistike janë qyteti me litarë, slita verore, trampolina etj. Ka gjithashtu edhe guida në këmbë. Organizatorët e aktiviteteve në “Maljovica” shtojnë se gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin të kalojnë verën në mal, dhe tashmë ka shumë rezervime për muajt korrik dhe gusht. Ata gjithashtu e vlerësojnë sezonin e fundit dimëror si më të suksesshmin në disa vite, gjë që padyshim i detyrohet edhe sasisë së madhe të borës që ka rënë gjatë muajve të dimrit.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA, borovets-bg.com, malyovitsa.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Kulturës së Lashtë po fillon në Hisarja

Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..

botuar më 25-04-04 6.10.PD
Vasill Terziev

Kushte moderne për turizëm dhe akses gjatë gjithë vitit në malin Vitosha parashikon një plan i komunës së Sofjes

Përmirësimi i lidhjes së transportit dhe aksesi gjatë gjithë vitit në Vitosha - kjo parashikohet në një plan të Komunës së Sofjes për zhvillimin e malit. Sipas kryetarit Vasill Terziev, më e rëndësishme është që Vitosha të integrohet në qytet. “Qasja..

botuar më 25-04-03 10.32.PD

Momçillovci ofron rehati rurale dhe prehje shpirtërore në zemër të malit Rodopa

Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..

botuar më 25-03-30 7.05.PD