Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Verë, muzikë, perëndi dhe heronj – Opera e Sofjes na fton në Festivalin tradicional të Wagner-it

7
Foto: Opera dhe Baleti i Sofjes

Festivali i veçantë veror i Wagner-it, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës në Bullgari, fillon këtë vit më 26 qershor me premierën e operës “Tannhäuser” – vepra e nëntë nga Richard Wagner në repertorin e trupës së kryeqytetit. 
Pllamen Kartallov
Në konferencën për shtyp kushtuar edicionit të ri të Festivalit të Wagner-it, akademiku Pllamen Kartallov – drejtor i Operës së Sofjes – citoi një buletin të organizatës ndërkombëtare joqeveritare Opera Europa, në të cilin Opera e Sofjes cilësohet si “pikë qendrore e ndikimit kulturor evropian.”

„Të gjithë jemi shumë krenarë për këngëtarët operistikë bullgarë, pa të cilët unë nuk do të doja ta realizoja këtë maratonë të Wagner-it. Kolegë të dashur, ju falënderoj! Ju besuat tek unë. Kurrë nuk ju kam detyruar. Disa thoshin se Wagner-i do t’ju dëmtonte zërat – përkundrazi, ne dëshmuam se Wagner-i përmirëson zërat që shpesh nuk janë vendosur siç duhet. Unë jam krenar për ju dhe ju e provoni këtë në çdo moment. Në inskenimin e 'Tannhäuser'-it kemi praninë vokale më të mirë që mund të dëgjohet në Bullgari. Ky është një thesar kombëtar që është përqendruar në Operën e Sofjes."

Regjisori e shikon operën “Tannhäuser” të Wagner-it si një lidhje morale mes libretos dhe muzikës me mesazhin e kishës dhe shoqërisë për konsolidimin e besimit, optimizmin dhe shpresën në botën e sotme të përfshirë nga luftërat – një botë që ka harruar vlerat njerëzore të virtytit, e dominuar nga vetëbesimi i tepërt, lakmia e politikanëve, predikuesit e demokracisë dhe njerëzit e dhënë pas kënaqësive dhe pushtetit. Në këtë kontekst, inskenimi i ri i “Tannhäuser” me këngëtarë operistikë bullgarë shndërrohet në një dramë bashkëkohore – jo thjesht për mëkatin dhe faljen, por për njeriun që kërkon tërësinë dhe lirinë në një botë të copëtuar nga ekstremet.
Konstantin Trinks
Dirigjenti Konstantin Trinks, i njohur dhe shumë i dashur për publikun bullgar, shprehu në konferencën për shtyp gëzimin që po punon sërish në Sofje me Pllamen Kartallovin. Ai e cilësoi trupën e Operës së Sofjes si “të mrekullueshme – me këngëtarët më të mirë, orkestrantët më të mirë dhe ansamblin më të mirë.” Trinks theksoi se në “Tannhäuser” nuk do të ketë asnjë interpretues të huaj – diçka për të cilën Opera e Sofjes duhet të jetë shumë krenare. Sipas tij, asnjë teatër gjerman nuk do të mund të realizonte një vepër të Wagner-it vetëm me forcat e veta, ndërsa në Sofje ka një përbërje solistësh të dyfishtë, madje të trefishtë.

“Për herë të parë erdha këtu në dimrin e vitit 2015, më shumë se 10 vjet më parë. Ishte një aventurë e madhe – me borë dhe ‘Tristan’. Po, ishte vërtet diçka e paharrueshme. Tani më duket më tepër sikur të jem duke u kthyer në shtëpi, tek një familje që e njoh shumë mirë dhe tek një trupë me të cilën ndjehem si në shtëpi. Ndonjëherë ka qenë e vështirë, për shkak të orarit të ngarkuar, të kem kohën e nevojshme këtu. Jam shumë i kënaqur që këtë herë erdha tre herë më parë për të punuar me këngëtarët. Dhe tani po punojmë një javë vetëm mbi muzikën me solistët. Është një gjë shumë e madhe për mua të kem këtë kohë në dispozicion.”
Sven Jonke
Skenografi nga Kroacia Sven Jonke, gjithashtu i njohur për publikun e kryeqytetit me inskenimet e shkëlqyera të “Parsifal”, “Nëntë vëllezërit e Janinës”, “Elektra”, “Lohengrin”, ndau në konferencën për shtyp se regjisori Pllamen Kartallov i jep atij liri të plotë për të punuar mbi çdo koncept skenik.


Pas premierës së “Tannhäuser” më 26 qershor, Festivali Wagner do të vazhdojë me shfaqje të të gjitha operave nga tetralogjia “Unaza e Nibelungëve” – nga 28 qershori deri më 3 korrik. Më 5 korrik, përbërja e dytë e “Tannhäuser” do të mbyllë programin festiv. Por me përfundimin e këtij festivali muzikor, që çdo vit mbledh adhurues të zjarrtë të Richard Wagner-it nga e gjithë bota, sezoni veror i Operës së Sofjes nuk përfundon.

Në korrik dhe gusht vijojnë shfaqjet nga seria “Opera në shesh” – “Shenjti i Rilës” me muzikë nga at Kirill Popov dhe mjuzikëlli “Të mjerët” (Les Misérables). Nga 11 korriku deri më 17 gusht do të mbahet edicioni i gjashtë i festivalit të dashur nga banorët e Sofjes “Muzat mbi ujë” në liqenin e Pançarevos.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: operasofia.bg, BTA, Facebook /Sofia National Opera and Ballet 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Rashev

Rumen Rashev – bullgari në krye të Baletit Kombëtar të El Salvadorit

Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..

botuar më 25-05-10 11.10.PD

Sofja si një galeri e ndritshme nën yje – spektakli i dritave LUNAR 2025

Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..

botuar më 25-05-08 7.00.PD

130 filma të animuar nga 100 vende do të konkurrojnë për çmimin “Kukeri i Artë”

Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të ndahen në dhjetë kategori të ndryshme. Po mbahet edhe një konkurs kombëtar për filmin më të mirë..

botuar më 25-05-07 5.05.PD