Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc. Dr. Nikollaj Sirakov, zbulimi i një monedhe ari tregon se në fortesë kanë jetuar njerëz të pasur. Monedha të tilla nuk janë përdorur për tregti, por kanë qenë një simbol prestigji dhe investimi, prandaj janë të rralla.
Kjo është monedha e katërt e tillë e zbuluar në fortesë gjatë viteve. Këtë sezon janë gjetur 23 monedha, shumica e të cilave janë prej bronzi nga shekulli i 2-të-3-të deri në shekullin e 12-të. U zbuluan gjithashtu aplikime rripi, një tokëz dhe një kapëse librash, që sipas Prof. Asoc. Nikollaj Sirakov sugjeron se ka shumë të ngjarë të ketë pasur një skriptorium ku janë shkruar libra.
Në "Tuida" këtë vit, po eksplorohet një kompleks ndërtesash banimi të ndërtuara me mure masive guri, që datojnë nga shekulli i pestë deri në shekullin e dymbëdhjetë. Gërmimet mbështeten financiarisht nga Ministria e Kulturës.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin..
Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..