Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para se të zhvillohet votimi i tretë i mosbesimit nga “Veliçie” depozituan të katërtin

Ivelin Mihajllov
Foto: BTA

Dita para votimit të tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, i paraqitur nga “Vëzrazhdane” dhe i motivuar me “dështimin e qeverisë në politikën fiskale dhe zonën euro”, partia “Veliçie” njoftoi se dorëzuan në zyrën e parlamentit një mocion të ri mosbesimi. Ai është për “mospërballimin me katastrofën ekologjike në Bullgari”, njoftoi lideri i grupit parlamentar, Ivelin Mihajllov, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Maria Fileva.

Kërkesën për mocionin e katërt të mosbesimit e nënshkruan përfaqësues nga “Vëzrazhdane” dhe MEÇ. “Në këtë vapë prej 40 gradësh, mendoni si shkrihen 60 mijë deponime plehrash, si shkrijnë dhe si gjithë kjo papastërti përhapet në atmosferë. Prandaj ne e mbajmë përgjegjëse këtë qeveri, e cila prej 6 muajsh nuk ka bërë asnjë hap për zgjidhjen e këtij problemi”, arsyetoi kërkesën lideri i grupit më të vogël parlamentar, Ivelin Mihajllov.

Mocioni i parë dhe i dyti i mosbesimit ndaj qeverisë së Zheljazkovit ishin të pasuksesshëm. I pari u iniciua nga “Vëzrazhdane” për “mospërballje në sektorin e politikës së jashtme”, ndërsa i dyti – nga MEÇ për “dështim në luftën kundër korrupsionit”. 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Evropian kërkoi përshpejtimin e reformave në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit

Komisioni Evropian prezantoi Raportin e 6-të vjetor për sundimin e ligjit në 27 vendet anëtare të BE-së dhe 4 vendet kandidate. Për Bullgarinë, në Raport theksohet përparimi legjislativ gjatë periudhës së qeverisjes së kabinetit “Zheljazkov”...

botuar më 25-07-09 10.09.PD

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi Bullgari do të kalojë një front atmosferik i ftohtë. Gjatë natës mbi rajonet veriperëndimore, ndërsa të mërkurën mbi pjesën tjetër të Bullgarisë Veriore dhe në disa rajone në Jug, do të zhvillohet vranësirë me re..

botuar më 25-07-08 7.35.MD

Vendi mbetet shtyllë e disiplinës fiskale, premtoi ministrja e financave

Bullgaria do të jetë një shtyllë e disiplinës fiskale brenda eurozonës, deklaroi nga Brukseli ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të dokumenteve përfundimtare për anëtarësimin e vendit në eurozonë dhe..

botuar më 25-07-08 6.21.MD