Një lëndim i rëndë çoi në tërheqjen e të vetmit bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, nga ndeshja e 1/8 së finales ndaj Jannik Sinner në turneun e "Wimbledon", pas një loje fantastike. Bullgari e braktisi fushën emocionalisht i shkatërruar, pasi ishte shumë afër njërës nga fitoret më të shkëlqyera të karrierës së tij – ai po kryesonte me 6:3, 7:5 (2:2 në setin e tretë) dhe ishte vetëm një hap larg kualifikimit të tij të dytë në çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të Britanisë në tenis.
Dimitrov kishte mundësinë të arrinte edhe fitoren e dytë në karrierën e tij ndaj një numri 1 në botë, por për shkak të lëndimit në muskujt e kraharorit të djathtë, ai mbetet vetëm me atë fitore ndaj Novak Djokoviç në Madrid, në vitin 2013, kujton faqja sportive sportal.bg.
"Grigor është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe të gjithë e pamë këtë sot. Kurrë nuk do të dëshiroja një fitore të tillë, por për fat të keq u bë realitet", tha Sinner, i cili përfundoi me fitore zyrtare pas tërheqjes së bullgarit për shkak të lëndimit.
Dimitrov arriti në ndeshjen me Sinner pas tri fitoreve radhazi – ndaj Yoshihito Nishioka, Corentin Moutet dhe Sebastian Ofner.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters/Andrew Couldridge
Kampioni i US Open, Ivan Ivanov, dhe nënkampioni i tij i të rinjve, Aleksandër Vasilev, janë pjesë e ekipit tonë të Kupës Davis për ndeshjen kundër Finlandës në Grupin Botëror I, raporton BTA. Tenistët bullgarë do të presin skandinavët në..
Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe..
Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi titullin e nënkampionit në Formula 3 për sezonin 2025, pasi përfundoi i dyti në garën kryesore në Monza të dielën, më 7 shtator. "Ndihem fantastikisht - tha ai pas finales, cituar nga sportal.bg. - Ishte një vit i..