Një lëndim i rëndë çoi në tërheqjen e të vetmit bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, nga ndeshja e 1/8 së finales ndaj Jannik Sinner në turneun e "Wimbledon", pas një loje fantastike. Bullgari e braktisi fushën emocionalisht i shkatërruar, pasi ishte shumë afër njërës nga fitoret më të shkëlqyera të karrierës së tij – ai po kryesonte me 6:3, 7:5 (2:2 në setin e tretë) dhe ishte vetëm një hap larg kualifikimit të tij të dytë në çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të Britanisë në tenis.
Dimitrov kishte mundësinë të arrinte edhe fitoren e dytë në karrierën e tij ndaj një numri 1 në botë, por për shkak të lëndimit në muskujt e kraharorit të djathtë, ai mbetet vetëm me atë fitore ndaj Novak Djokoviç në Madrid, në vitin 2013, kujton faqja sportive sportal.bg.
"Grigor është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe të gjithë e pamë këtë sot. Kurrë nuk do të dëshiroja një fitore të tillë, por për fat të keq u bë realitet", tha Sinner, i cili përfundoi me fitore zyrtare pas tërheqjes së bullgarit për shkak të lëndimit.
Dimitrov arriti në ndeshjen me Sinner pas tri fitoreve radhazi – ndaj Yoshihito Nishioka, Corentin Moutet dhe Sebastian Ofner.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters/Andrew Couldridge
Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën..
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Aleksandër Vasilev, i renditur me numrin 12 në skemën e turneut të hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, u kualifikua për çerekfinalet e..