Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë euro). Kjo është 57% më shumë se në gusht dhe 26% më shumë se në shtator 2024.
Njerëzit po nxitohen të depozitojnë edhe levat që i mbajnë në dorë. Kjo do t’i ndihmojë gjatë konvertimit në euro, pasi bankat do ta kryejnë automatikisht më 1 janar, pa komisione. Në shtator, familjet kanë depozituar në banka 325 milionë leva (157 milionë euro), që është 27% më shumë se në shtatorin e vitit 2024. Ky proces është përshpejtuar që nga fillimi i qershorit, kur Bullgaria mori raporte pozitive për anëtarësimin në eurozonë. Atëherë bankat hoqën përkohësisht tarifat për depozitimin e levave.
Me rritjen e shumës së levave të depozituara në banka, po ulen normat e interesit për monedhën kombëtare. Nëse një vit më parë fitimi mesatar ishte mbi 1% në vit, tani ai është 0.8%. Për llogaritë në euro, interesat janë më të larta – në shtator, norma mesatare vjetore ishte 1.31%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..