Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron, kur ky i fundit ishte ministër i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Sipas liderit të GERB, çështja e heqjes së sanksioneve ndaj Deljan Peevski është diskutuar shumë herë në kabinetin e tij gjatë koalicionit me liderët e PP-DB – Kirill Petkov, Asen Vasilev dhe Hristo Ivanov, raportoi gazetari i BNR-së, Daniell Inkov.
“Flas për të gjithë bullgarët që kanë rënë padrejtësisht nën këto sanksione,” sqaroi Borisov. Lideri i GERB tha se mendon se Deljan Peevski është përfshirë padrejtësisht në sanksione. “Jam i bindur se Peevski nuk ka shitur pasaporta, dhe ata që i kanë shitur, janë arrestuar”, tha Borisov, duke shtuar: “Kam marrë pjesë kur sanksionet u vendosën. Kur ato u shpallën, isha në ambasadën e SHBA-së me ambasadoren dhe Jim O’Brian dhe di gjithçka rreth këtyre sanksioneve”. Ai pohoi gjithashtu se ka biseduar me shumë nga shërbimet partnere për këtë temë.
Më vonë, në një postim në Facebook, Hristo Ivanov shkroi: “Është krejtësisht e rreme që unë kam ndihmuar për heqjen e sanksioneve ndaj Deljan Peevski.”
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri të ditur ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, në një deklaratë për gazetarët në Sozopoll..
Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..
“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..