Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Deljan Peevski u sanksionua padrejtësisht sipas “Magnitski”

Foto: BTA

Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron, kur ky i fundit ishte ministër i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Sipas liderit të GERB, çështja e heqjes së sanksioneve ndaj Deljan Peevski është diskutuar shumë herë në kabinetin e tij gjatë koalicionit me liderët e PP-DB – Kirill Petkov, Asen Vasilev dhe Hristo Ivanov, raportoi gazetari i BNR-së, Daniell Inkov.

“Flas për të gjithë bullgarët që kanë rënë padrejtësisht nën këto sanksione,” sqaroi Borisov. Lideri i GERB tha se mendon se Deljan Peevski është përfshirë padrejtësisht në sanksione. “Jam i bindur se Peevski nuk ka shitur pasaporta, dhe ata që i kanë shitur, janë arrestuar”, tha Borisov, duke shtuar: “Kam marrë pjesë kur sanksionet u vendosën. Kur ato u shpallën, isha në ambasadën e SHBA-së me ambasadoren dhe Jim O’Brian dhe di gjithçka rreth këtyre sanksioneve”. Ai pohoi gjithashtu se ka biseduar me shumë nga shërbimet partnere për këtë temë.

Më vonë, në një postim në Facebook, Hristo Ivanov shkroi: “Është krejtësisht e rreme që unë kam ndihmuar për heqjen e sanksioneve ndaj Deljan Peevski.”

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: 


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Vëzrazhdane” protestuan kundër euros dhe vizitës së Christine Lagarde

Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..

botuar më 25-11-03 12.38.MD
Valdis Dombrovskis

Për shkak të reformave të ngadalësuara kundër korrupsionit, BE mund t’i ndërpresë fondet Bullgarisë

Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..

botuar më 25-11-03 12.01.MD

Mbi një e treta e shkelësve të shpejtësisë në rrugët e vendit janë të huaj

Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..

botuar më 25-11-03 9.57.PD