Drejtori artistik i festivalit “Opera open” është dirigjenti Ivan Angjellov: “Ne po mundohemi të bëjmë ngjarje, që të jetë vazhdim të festivalit të Verdit, por me aksentë të reja – tregon Ivan Angellovi. – Skena përsëri do të jetë Teatri Antik në Plovdiv, një nga kartëvizitat e qytetit. Kanë përfshirë dhe shfaqje të qarta. Mes tyre është adaptimi mbi “Perëndimi i hyjnive” nga Vagneri, me një dramaturgji interesante në kuadrin e një spektakli prej dy orëve. Kemi ftuar yllin e festivalit të Bajrojtit – Elizabet Strid. Sopranoja e re suedeze tanimë ka punuar me dirigjent dhe regjisor të njohur, kurse angazhimet e saj e shpien në Gjermani, Gjeorgji dhe ShBA. Për herë të parë ajo do të jetë për vizitë në Bullgari. Në program ka koncert, me të cilin do të shënojmë 100 vjetorin nga lindja e Boris Hristovit. I ftuar do të jetë gjeorgjiani Paata Burçulladze, i cili interpreton role kryesore nga repertori i skenave më të mëdha të operës: Metropoliten, Lla Skala e të tjera. Sigurisht do të prezantojmë vepra të Verdit, ndër të cilat “Aida” me pjesëmarrjen e sopranos kineze Hui He. Sot ajo kërkohet shumë për rolet dramatike të Aidës, Toskës dhe Ço-Ço-Sanit. Këndon në teatrot nga Vjenë e deri në Nju Jork. Në Plovdiv, Hui He do të vijë më 20 qershor. Një ditë para kësaj date sopranoja kineze do të interpretojë në “Arenën di Verona”. Publiku do të shijojë tri përjetime të operës.
Në Festivalin do të marrin pjesë po ashtu dhe këngëtarët bullgarë të operës. Vlladimir Stojanov – baritoni ynë i mrekullueshëm do të interpretojë rolin e Markiz Pozës në “Don Karlos”. Kjo është shfaqja më e re-kooprodhim me operën e qytetit Stara Zagora. Në spektaklin “Aida” partner i Hui He kineze do të jetë tenori Kamen Çanev, i cili ka një karrierë të shkëlqyer botërore. Gëzohem se ata ju përgjigjënftesës tonë. Shpresoj që festivali të jetë në nivelin e duhur. Interesi ndaj tij është i madh, ka kërkesa për bileta nga i gjithë vendi. Kurse të gjithë të huajt, të cilët e shikojnë Teatrin Antik në Plovdiv mbeten të mahnitur dhe thonë se, kjo skenë duhet të shfrytëzohet në mënyrë të plotë vlefshme. Festivali i operës është një mundësi e shkëlqyer për këtë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe..